Gostivar, tre persona lëndohen me thikë

Tre persona nga Gostivari janë lënduar mbrëmë në një zënkë në të cilën është përdorur thikë. Të dy kanë përfunduar në klinikat e Shkupit me prerje, ndërsa një është lënduar më lehtë.

Sipas SPB Tetovë, rreth orës 21 në rrugën “Leningradska” ka ardhur deri te përleshja fizike e më shumë të rinjve. Zënkës i ka paraprirë i një debat i shkurtër midis M.B. (23) dhe F.F. (30) nga njëra anë dhe L.J. (21) nga ana tjetër. Njëzetë e njëvjeçari me thikë, të cilën gjoja e ka nxjerrë F.F., u ka shkaktuar prerje dy të tjerëve, njërit në qafë ndërsa tjetrit në krahun e djathtë. Në rrethana të papërcaktuara edhe një person është lënduar më lehtë me siguri me shishe të thyer.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Gostivarit, ndërsa më pas janë dërguar në klinikat e Shkupit dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari për plagosjen e dy qytetarëve të Gostivarit është arrestuar dhe pas zbardhjes së rastit do të ballafaqohet me kallëzim përkatës, ndërsa gjatë ditës do të dalë edhe para gjykatësit me procedurë paraprake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button