Shilegov i bën thirrje Gruevskit që nesër të dëshmojë para Komisionit Anketues

Nesër më ora 11, anëtarët e Komisionit Anketues për përgjim, si dëshmitar do ta kenë kryeministrin Nikolla Gruevski, të enjten Martin Protugjerin dhe Zoran Stavreskin, të premten Sasho Mijalkovin, më 14 dhjetor Gordana Jankulloskën ndërsa më 15 dhjetor Mile Janakieskin, njoftoi kryetari i Komisionit Anketues, Petre Shilegov.

“Si kryetari i Komisionit Anketues kam tentuar të koordinohem me grupin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së që të mund të përpilojmë orarin e dëshmitarëve që duhet të paraqiten në Gjykatë prej ditës së mërkurë. Për fat të keq nuk ia dolëm. Deri në prononcimin tim, në arkivin e Kuvendit të RM-së deri më tani asnjë nga dëshmitarët e thirrur për bisedë informative nuk ka njoftuar me shkrim se kur mund të vij dhe të deklaroj para Komisionit Anketues”, deklaroi Shilegov, njofton Portalb.

Shilegov tha se orari është thirrje publike deri te personat në terminët e përcaktuar të paraqiten para Komisionit anketues dhe të japin deklaratë për faktet, rrethana dhe përmbajtja e bisedave të publikuara të përgjuara. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button