Lista e seleksionuesit Angellovski me katër shqiptarë

Kur ka mbetur edhe një xhiro deri në përmbyllje të sezonit vjeshtor të kampionatit futbollistik të Ligës së Parë të Maqedonisë, pritet që me 12 dhjetor të zhvillohet një ndeshje kontrolluese në mes futbollistëve të Maqedonisë e përbërë prej futbollistëve vendas dhe skuadrës së përbërë prej futbollistëve të huaj.

Seleksionuesi i reprezentacionit të futbollistëve vendas, Igor Angellovski në përzgjedhjen e tij, nga ekipi i FC Shkupi ka përzgjedhje vetëm Mevlan Muratin.

“Sigurisht se jam i gëzuar për ftesën që kam marrë, kemi treguar lojë të mirë gjatë këtij gjysmë sezoni dhe kushdo nga ekipi ynë që do të merrte ftesë, nuk do të ishte gabim. Besoj se me këto paraqitje do të shtojë përvojë dhe paraqitje me reprezentacionin e Maqedonisë”, ka thënë Mevlan Murati.

Seleksionuesi i reprezentacionit të Maqedonisë, Igor Angellovski përveç Muratit, futbollistë tjerë shqiptarë që janë ftuar edhe Armend Alimi dhe Besart Ibraimi të Shkëndijës si dhe Izair Emini nga skuadra e Renovës. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button