Kontroll i policisë dhe DAP-­it në bastoret e Tetovës

Tre bastore sportive të cilat pa paraqitur dhe pa licenca kanë organizuar lojëra të fatit kanë qenë lëndë të kontrollit të akcizave të cilat policia dhe përfaqësues të Drejtorisë për të Ardhura Publike e kanë zbatuar mbrëmë në periudhën mes orës 20 dhe 23 në Tetovë, informoi sot zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Sipas të dhënave të tij gjatë kontrollit janë gjetur dhe me vërtetim janë marrë 14 televizorë, pesë shtëpiza kompjuterike, pesë monitorë, pesë printerë, katër tastatura, tre barkod lexues, tre telekomanda dhe dy poker­aparate. Në njërin objekt janë gjetur dhe sekuestruar 3.120 denarë në monedha të ndryshme që kanë qenë në sirtarin, të cilin e kanë përdorur si arkë.

Nga policia theksuan se e gjithë kjo është fotodokumentuar dhe do të jetë lëndë e ekspertizës profesionale, ndërsa pas zbardhjes së plotë të të gjitha veçorive kundër pronarëve të objekteve do të pasojnë kallëzime përkatëse. /MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button