Kallëzim penal për struganin për shkak të sulmit ndaj policit

Policia e Strugës ngriti padi penale kundër 54 vjeçarit SH.A nga Struga për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së veprimit zyrtar”.

Siç njofton zëdhënësi i SPB Ohër Stefan Dimovski, i padituri më 12 nëntor ka kryer sulm fizik ndaj nëpunësit policor nga stacioni policor në Strugë, duke i shkaktuar goditje me duar dhe këmbë në pjesë të trupit dhe të qafës.

“Ngjarja ka ndodhur në objektin e shërbimit “Palestina” në Strugë rreth orës 16, ku SH.A. në gjendje të alkoolizuar me thikë i është kërcënuar për jetë pronarit të restorantit dhe ka filluar ta dëmtojë inventarin. Pas denoncimit të pronarit, me qëllim të pengimit të rendit publik dhe qetësi, kanë intervenuar nëpunësit policor, deklaroi Dimoski.

Gjatë tentimit për arrestim, shtoi ai, i akuzuari ka dhënë rezistencë aktive, ndërsa në një moment edhe fizikisht ka sulmuar një nëpunës policor duke e gjuajtur me dorë dhe këmbë në pjesë të trupit dhe të qafës. Me shpejtësi, SH.A. është dërguar në stacionin policor në Strugë ku është kryer testimi i alkoolit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button