Maqedoni, pacientët me diabet ankohen për mungesën e insulinës

Pacientët me diabet akuzojnë autoritetet shëndetësore për mungesën e disa llojeve të insulinës së shtrenjtë. Ata shprehen të revoltuar për siç thonë shpërfilljen e problemit të tyre shëndetësor nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë. Pacientët denoncojnë se insulina analoge e shtrenjtë mungon nga barnatoret e insulinës që nga gjysma e muajit, njofton Alsat M.

“Ata kursejnë me atë që në kokë të vet i ndryshojnë porositë në barnatoret e insulinës të cilat kërkojnë t’u dërgohet insulinë e caktuar, por Komisioni nacional i ndryshon porositë sepse u bëhet shumë shtrenjtë dhe ofrojnë insulinë më të lirë, pra i zvogëlojnë sasitë e të shtrenjtës për të kursyer”, tha Cvete Serafimovski, Shoqata Balanc.

Me këtë problem ballafaqohen shumë qytete në vend, ndërsa banorët e Strugës ankohen se janë të detyruar insulinën e shtrenjtë ta blejnë në Shqipëri ose Serbi ku një shiringë kushton 10 euro.

Problemin për mungesën e insulinës e konfirmoi edhe drejtorja e barnatores së spitalit për insulinë në Strugë, Jasminka Qeleshoska. Nga Komisioni nacional i diabetit arsyetohen se në Maqedoni është siguruar terapia më moderne e insulinës që është falas për të gjithë qytetarët që vuajnë nga diabeti, gjë që është e rrallë edhe për sistemet më të pasura shëndetësore në Evropë dhe botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button