Sherri në Këngën Magjike, zbardhen deklarimet në polici të Florit dhe Stines

Pas sherrit në Këngën Magjike, Stine u shoqërua dje në Komisariatin Nr.1, i cili u kap nga policia duke pirë kafe me disa miq në ‘Don Bosko’. Sapo Stine pa policinë, ai shkoi drejt tyre për t’u vetëdorëzuar. Nga deklarimet e dhëna në Komisariat, Stine mohoi të gjitha akuzat, duke thënë se Flori Mumajesi ishte vetëplagosur me gotë gjatë përleshjes.

I shoqëruar dhe nga avokati i tij, Stine i kërkoi policisë që ta hetonte në gjendje të lirë për shkak të angazhimeve dhe koncerteve që ka planifikuar. Pas marrjes në pyetje, policia e liroi duke nisur hetimin në gjendje të lirë, kurse nga ana tjetër, këngëtari Stine në denoncimin e bërë akuzoi kolegun e tij se e kishte qëlluar me gotë në kokë duke i shkaktuar një të çarë në ballë. Sipas Florit, Stine veproi në këtë mënyrë për shkak të pikëve në Këngën Magjike. Edhe këngëtarë të tjerë që panë ngjarjen, konfirmuan këtë motiv.

Kurse, vëllai i Flori Mumajesit, i kontaktuar nga ‘Gazeta Shqiptare’ nuk komenti faktin që Stine u la i lirë, por tha se do t’i shkojnë deri në fund kësaj çështje. Evis Mumajesi pohoi gjithashtu se vëllai i tij është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button