Mos jeto për të mbijetuar

Si çdo njeri në jetë ndodh të ketë rënie dhe ngritje. Njeriu është qenia që Zoti e ka sjellë në jetë për ta sprovuar në mënyra të ndryshme. Sprovohet me pasuri, varfëri, fatkeqesi dhe lumturi…

Kur them lumturi duket pak e çuditshme por çdo gëzim ka kufi, nuk duhet ti hapim flatrat shumë lartë sepse të nesërmes nuk i dihet. Nëse sot nuk jetove siç duhet, e nesërmja nuk të duhet.

Koha i shëron te gjitha por mos lejo që koha ta gjejë kohën për të të shëruar sepse ti je me i fortë!

Kemi ardhur në një kohe kur asgjë dhe askush nuk i kënaq njerëzit, as teknologjia ,as materialja dhe as jeta e natës që nuk të drejton askund. Lumturinë e gjejmë tek gjërat më të thjeshta por zgjedhja është në duart tona.

Fshij ata njerëz në jetën tënde që kanë krenari te sëmurë ,rrethohu me njerëz për të cilët ja vlen të luftosh për to. Mos harro në këtë botë çdo gjë ka çmim dhe çdo çmim ka pagesë.

Jeto në atë mënyrë që mos të dëgjohet as ulërima e gëzimit as e fatkeqësisë. Një pus që çdokush do të dëshironte ta dëgjon rënien tënde. Jeto të sotmen për ta ngushëlluar të nesërmen.

Mos lakmo pasurinë sepse ka disa gjëra që kartela bankare nuk i  blen dot!

Disa gjëra që vetëm një buzëqeshje e ngrohtë  ta pushton botën. Një shikim që s’ka nevojë për fjalë.

Hakmarrjen mos e kthe me hakmarrje. A ka më keq se ai që sjell dëm?

Çdo hap që do të bësh, bëje ngadalë por sigurt. Dhe nuk do të kesh kaos ne jetë nëse sekretet ja mban vetëm vetes, sepse nganjëherë as vetes nuk mund ti qëndrojmë besnike.

Bota është me ty o njeri, merre të sotmen të nesërmen dhe të ardhmen me vete, mos ngurro ti je ardhmëria  jote. Por vetëm me vullnet dhe punë. Mjaft më ato ‘’analizat për njerëzit’’ që tek ne shqiptarët është e zakonshme dhe mezi presim të gjejmë ndonjë gabim në çfarëdolloj aspekti. Prandaj nuk janë në gjendje ta arsyetojnë veten në zgjidhjen e problemeve të shumta të cilat sot e preokupojnë boten dhe i hasim.

Jeto për të jetuar, por kurrsesi për të mbijetuar!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button