Ugrinovski i përgjigjet Selës: “Porta” duhej ndërtuar në Veleshtë

Ugrinosvki tha se Porta Triumfale është dashur që të ndërtohet para sallës sportive në Veleshtë, sepse prej aty fillon territori i Komunës së Vevçanit.

“Porta Triumfale është  ndërtuar në territorin e Vevçanit, dhe jo në atë të Strugës”, përgjigjet kryetari i Cvetomir Ugrinoski , deklaratave të kolegut të tij Zijadin Selës,  se do ta rrënojë këtë port nëse është në territorin e Strugës.

Ugrinosvki tha se Porta Triumfale është dashur që të ndërtohet para sallës sportive në Veleshtë, sepse prej aty fillon territori i Komunës së Vevçanit.

“Porta është ndërtuar me kadastër në tokën e Komunës së Vevçanit. Mendojë se edhe salla sportive në fshatin Veleshtë është ndërtuar në territorin e Vevçanit si dhe objektet tjera që janë në atë rrethinë”, tha Ugrinovski.

Sipas tij, ndërtimi i portës është ide 20 vjeçare, port  tash ka ardhur momenti për ndërtimin e sajë. Ai thotë se, Porta është tregues turistik për Vevçanin.

Lajme të ngjashme

Back to top button