Sportelet e Kadastrës sot dhe nesër nuk do të punojnë

Sporteli elektronik, sportelet në Qendrën për Kadastër të Patundshmërisë në Shkup, si dhe sektorët për kadastër të patundshmërisë nëpër Maqedoni sot dhe nesër nuk do të pranojnë kërkesa dhe nuk do të japin të dhëna. Shkaku për këtë është përmirësimi i sistemit elektronik me harduer të ri.

“Pas përmirësimit të sistemit elektronik dhe harduerit, Kadastra do t’i përmirësojë kapacitetet e veta për realizimin e projekteve të ardhshme, do të rritet siguria e të dhënave dhe do të përmirësohet shpejtësia e zgjidhjes së lëndëve dhe lëshimi i të dhënave”, njofton Agjencia për Kadastër dhe Patundshmëri. /MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button