Shkëndija kthehet bosh nga Kratova, Shkupi pesëshe Mlladostit

Shkëndija ka humbur rastin për të luftuar që të bëhet kampion vjeshtor dhe këtë tani e ka siguruar Vardari.  Futbollistët kuqezi shkuan për të fituar tri pikë në Kratovës, por u kthyen me tre gola të pranuara në rrjetën e tyre, duke u mundur me rezultatin 3:1 nga Sileksi.

Një disfatë ndoshta e papritur, duke marr parasysh se kuqezinjtë në këtë ndeshje hynë me një vetëbesim të madh, sidomos pas eliminimit të Vardarit nga Kupa e Maqedonisë.

Pasi Shkëndija ishte dominuese në pjesën e parë, duke krijuar disa raste nëpërmjet Besart Ibraimit dhe dy herë tjetër me Muhamed Useinin , djemtë e Duros u gjunjëzuan në pjesën e dytë. Nikoqirët shënuan golin e parë nga pika e bardhë, ndërsa në minutën e 54 gjërat për trajnerin Duro edhe më shumë u vështirësuan pasi Radevski u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, e që pasoi i kuqi, ndërsa Sileksi e shfrytëzoi këtë duke shënuar minutën e 65 me Nedelkoviq i cili realizoi edh enjë gol tjetër. Golin e nderit për Shkëndijën e shënoi Besart Ibraimi.

Shkupi ka treguar fytyrën e vërtet në ndeshjen me Mlladostin, duke e mbushur portën e mysafirëve nga Resnja, ku nuk arrihej të numëroheshin rastet. Skuadra e trajnerit Zekerija Ramadani ka treguar se është shumë më kualitative duke mos i lejuar kundërshtarëve në asnjë moment të afrohen drejt portës së Suat Zendelit, i cili kësaj radhe nuk kishte fare punë.

Serinë e golave e hapi Muharem Bajrami në minutën e 29’, pastaj shënoi Miran Maksuti në atë të 31, më të cilin rezultat u shkua në pushim, ndërsa në pjesën e dytë ishte i pari që shënoi Ardian Nuhiu në minutën e 55’, më pas Florent Osmani në atë të 67’ për ta rrumbullakësuar në 5:0 Husein Demiri në atë të 85’. Tani Shkupi është pozicionuar në vendin e 4-të me dy pikë më pak se Sileksi që është i treti.

Ndeshja Renova – Metalurgu është anuluar shkaku i mjegullave të dendura në Bogovinë, ndërsa Turnova ka vazhduar me paraqitje të mirë duke e mundur Bregallnicën me rezultat 2:0.

Rezultatet e xhiros së 17-të: Sileksi – Shkëndija 3:1, Shkupi – Mlladost 5:0, Renova – Metalurgu (e anuluar), Horizont T – Bregallnica 2:0, Rabotniçki – Vardari 1:1.

Tabela: Vardari 40, Shkëndija 35, Sileksi 26, Shkupi 24, Rabotniçki 23, Turnova 20, Renova 17 (-1), Bregallnica 16, Mlladost 13 dhe Metalurdu 12 (-1). / Portalb /

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button