Ja si ndodhi rrahja mes Stines dhe Florit

Një incident i rëndë është shënuar në prapaskenat e festivalit “Kënga Magjike” gjatë kohës që kishin nisur të ndaheshin çmimet e para. Përballja mes artistëve këtë herë nuk ka mjaftuar vetëm në votime që duket se vë përballë përgjegjësisë morale kolegët, por sherri degradoi deri në përplasje fizike mes dy kantautorëve të njohur, Flori Mumajesi dhe Stine.

Ky i fundit nuk e ka përmbajtur veten pas shpalljes së rezultatit dhe me gjasë nga votimi i kolegut, është nervozuar duke e qëlluar me një send të fortë Florin, i cili është gjakosur dhe ka përfunduar në spital.

Ngjarja

Në përfundim të votimeve, pa u shpallur ende fituesi i “Kënga Magjike”, Flori Mumajesi është nisur të dalë nga Pallati i Kongreseve, por nga pas e ka ndjekur Stine i cili pas disa batutash ofenduese, e goditi kantautorin me një send të fortë në fytyrë (mendohet të ketë qenë kupa e festivalit).

Aty për aty ka ndërhyrë Altin Goci dhe një person tjetër që shmangu Stinen nga Flori, ndërsa ky i fundit, i gjakosur, u ndje keq dhe me vështirësi eci në drejtim të rrugës.

Më pas, në vendngjarje, në parkingun e Pallatit të Kongreseve, erdhi Stresi i cili nuk ishte fare kur bashkëpunëtori dhe miku i tij Flori, u sulmua nga Stine.

Me të parë situatën, Stresi u nis për të kërkuar Stinen, ndërsa Flori u largua për në spital me një makinë. Burime thonë se, Flori ka pësuar një çarje në ballë e cila është qepur, ndërsa po ashtu, kantautori ka denoncuar ngjarjen tek forcat blu që shërbejnë në urgjencën e QSUT-së, të cilët duket se janë vënë në lëvizje duke shoqëruar agresorin në Polici.

Shoqërimi

Pas këtij incidenti banal, Nesti Duka i njohur në muzikë si “Stine” u shoqërua në polici. Forcat blu që mbërritën me vonesë në vendngjarje, ndaluan kantautorin në rrethinat e Pallatit të Kongreseve, për ta shoqëruar në komisariat, aty ku Stine pritet të japë dëshminë e tij për dhunën e ushtruar ndaj Mumajesit. Sherri mes këngëtarëve degradoi për shkak të votimeve në “Kënga Magjike”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button