Ilir Meta takon sot opozitën në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta duket se ka marrë rolin e ndërmjetësuesit mes koalicionit qeverisës në Kosovë dhe opozitës pas krizës politike në vend dhe bllokimit të punës së Kuvendit.

Ai një natë më parë ka zhvilluar një takim me kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ndërkohë të dielën pritet që të zhvillojë një takim edhe me përfaqësuesit opozitar në vend për të diskutuar rreth krizës në vend.

Siç është informuar opinioni, kryeministri Isa Mustafa, të premten, u ka bërë thirrje tri partive opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje!, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës për Kosovën, që me 7 dhjetor të takohen dhe të diskutojnë.

Ai ka thënë se është i shqetësuar me situatën në vend dhe për këtë i ka ftuar zyrtarisht që të ulen dhe t’i trajtojnë të gjitha çështjet me opozitën për dy marrëveshjet që opozita po i kundërshton ajo për Asociacionin e komunave serbe dhe për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Ndërkohë, tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje!, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën, e kanë refuzuar kërkesën e kryeministrit Isa Mustafa për të dialoguar rreth këtyre dy marrëveshjeve pasi që ofertën e kryeministrit e kanë konsideruar si jo serioze dhe të thatë, derisa kanë shtuar se zgjidhja e vetme është anulimi i këtyre marrëveshjeve.

E sa i preket personaliteteve të Shqipërisë të cilët kanë shfaqur disa gjykime e komentime rreth situatës së krijuar në Kosovë, kryeministri Mustafa në fillim të javës së kaluar u ka dërguar një mesazh që të mos ndjellin asnjë konflikt në Kosovë, transmeton Tribuna.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button