Kondarko dha dorëheqje nga KSHZ

Boris Kondarko, kryetar i deritanishëm i Komisionit Shtetëror Zgjedhor i propozuar nga LSDM-ja, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. Ai përmes një kumtese të shkurtër i ka bërë thirrje Kuvendit që në seancën e radhës të konstatojë ndërprerjen e funksionit të tij.

“Ju njoftoj se sot kam dorëzuar dorëheqjen deri te Kuvendi, nga funksioni kryetar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, dhe në pajtim me normat e Kodit Zgjedhor kam kërkuar që në seancën e ardhshme të konstatohet ndërprerja e funksionit tim para skadimit të mandatit. Vlerësoj se kam dhënë kontributin tim në punën e Komisionit, ndërsa dorëheqjen e jap për arsye personale”, thuhet në kumtesën e Kondarkos. 

Dorëheqja e tij vjen pas thirrjes publike që i bëri Gruevski për të pastruar listën zgjedhore. Edhe pse Kondarko thotë se dorëheqja e tij është për arsye personale, besohet se është rezultat i presionin mbi të, dhe tentativës për ti ikur përfshirjes në lojërat e Gruevskit.

Lajme të ngjashme

Back to top button