Bayerni i Mynihut nuk është më një mit

Kampionët e Bundesligën u kthyen në tokësorë në “Borussia Park”, ku u mposhtën 3-1 nga Borussia e Moenchengladbahut, që zhvilloi një pjesë të dytë fantastike. Për të besuarit e Pep Guardiolës kjo ishte humbja e parë në kampionat, ku para këtij kishin koleksionuar 13 fitore dhe vetëm një barazim. Pa u mbushur 20 minuta lojë bavarezët iu afruan golit me Thomas Muller dhe Robert Lawandowskin, por në të dy rastet portieri Sommer u shfaq në lartësinë e duhur. Në të 25-ën Javi Martinez dhe Kingsley Coman shpërdoruan dy mundësi të tjera për shënim, ndërsa në minutat e mbetura të pjesës së parë skuadrat e ulën disi ritmin duke i kushtuar më shumë rëndësi fazës mbrojtëse.

Bayerni e pagoi shtrenjtë shpërdorimin e rasteve në pjesën e dytë. Në minutën e 54-t, pas një aksioni model të vendasve, Oscar Wendt, bëri që të shpërthente entuziazmi në “Borussia Park” me një të djathtë të saktë. Në të 66-ën Neuer detyrohet të kryejë një pritje të vështirë duke i mohuar golin Julian Korb, por nuk mund të bënte asgjë 2 minuta në pas, teksa Stindl i asituar me kokë nga Ellvedi, realizoi të dytin. Bayerni u shokua në të 68-ën nga goli i tretë që mban firmën Fabian Jonson, me tifozët vendas që nuk mund t’u besonin syve teksa tabela e rezultatit shënonte 3-0. Nota e vetme pozitive e Bayernit në këtë mbrëmje ishte paraqitja e Frank Ribery, që shkurtoi diferencën në minutën e 81, duke realizuar në ndeshjen e tij debutuese në këtë sezon të Bundesligës.

Hertha e Berlinit triumfoi 2-1 në fushë e saj ndaj Bayer Leverkusenit, që luajti për më shumë se 70 minuta me një lojtar më pak, pas ndëshkimit të kuq të Boenisch. Berlinezët kaluan në avantazh që në minutën e shtatë me Daridan, ndërsa kundërpërgjigjja e Aspirinave erdhi në të 29-ën nga Chicharito Hernandez. Gjithsesi në të 60-ën vendasit gjetën golin e fitores me Brooks, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme në këtë javë të 15-të të Bundesligës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button