Transport publik për nxënësit e dy fshatrave në Komunën e Studeniçanit

Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale “Studeniçani” pranë Komunës së Studeniçanit Sami Rushidi të mërkurën ka përuruar edhe zyrtarishtë fillimin e transportit të organizuar për nxënësit e shkollave të mesme të fshatrave Vërtekicë dhe Pagarushë.

“Sot edhe simbolikisht u bë përurimi i kësaj linje të re. E gjithë kjo erdhi falë angazhimit maksimal të kryetarit të komunës tonë Azem Sadiki. Kryetari i Komunës së Studeniçanit në bashkëpunim me kryetarin e Qytetit të Shkupit dhe drejtorin e Ndërrmarrjes për Transport Publik- Shkupi ka arritur marrëveshje që të lëshohet linjë e re për transportin e nxënësve të shkollave të mesme nga fshatrat Pagarushë dhe Vërtekicë” ”, tha Sami Rushidi, drejtor i N.P.K. “Studeniçani.


Fillimisht Ndërmarrja për Transport Publik i Qytetit të Shkupit ka lëshuar një minibus për transportin e nxënësve, orari është bërë në harmoni me nevojat e tyre që të mbërrin me kohë në mësim dhe me kohë të kthehen në shtëpi, në të ardhmen do të ketë mundësi që orari të shtohet sipas nevojave të qytetarëve”, tha Sami Rushidi, drejtor i N.P.K. Studeniçani” gjatë përurimit të kësaj linje të re.

Në fshatin Vërtekicë dhe në fshatin Pagarushë janë gjithsej 16 nxënës që vijojnë mësimin në shkollat e mesme të Qytetit, ata prej sot nuk do ta kenë më problem udhëtimin.

Lajme të ngjashme

Back to top button