Elhaida Dani ndahet nga i fejuari italian, zhvendoset në Francë

E njohur më shumë për vokalin e saj të fuqishëm, Elhaida Dani nuk ka qenë shumë në vëmendjen e mediave rozë për shkak se jetën e saj private ka vendosur ta mbajë të tillë.

Mirëpo nuk ka shpëtuar pa u marrë vesh lidhja e saj me 34-vjeçarin italian Francesco Longo. Ky lajm u mor vesh kur Elhaida vendosi ta bëjë publike në faqen e saj në Facebook.

Mediat roze ne Shqipëri shkruajnë se, pas një viti lidhje me italianin, Elhaida është ndarë nga ai duke u zhvendosur në Francë, ku ka disa projekte me kompozitorët francezë.

Siç duket, Elhaida ka hequr dorë nga Italia që i dha gjitha famën që ajo po shijon sot. Ndërsa ende nuk dihen arsyet e ndarjes, transmeton noa.al.

elhaida

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button