Ivanovski- SHGM të bashkëpunoj me AGM-në për ligjin për media

Ministri për Shoqëri Informatike Ivo Ivanovski i ka bërë sot thirrje Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), si organizata më e vjetër dhe më legjitime e gazetarëve, të ulet bashkërisht me AGM-në për t’i hartuar aktet nënligjore të ligjeve për media. 

Deklarata është bërë në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, lidhur me vërejtjet dhe kërkesën e KE-së në Raport për rifillimin e dialogut me SHGM-në.  

Ministri nuk ka saktësuar megjithatë, nëse shtyrja e seancës për votimin e ligjeve do të thotë kohë shtesë për ndryshimin e tyre, apo vetëm një lojë e pushtetit. 

Siç dihet tashmë, Kuvendi ka hequr nga orari i aktiviteteve seancën ku në rend dite është votimi i dy ligjeve të medias. 

Lajme të ngjashme

Back to top button