Stoke City merr tre pikët kundër Manchester Cityt

Ish mesfushori i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, shkëlqeu ndaj Cityt duke dhuruar dy asistime për gol në ndeshjen që përfundoi me rezultat 2:0.

Shaqiri bëri disa lëvizje të mrekullueshme në fushë, veçohet ajo te goli i dytë i skuadrës së tij ku la të shtangur mesfushorin e Cityt, Fernandon. Kjo ishte fitorja e gjashtë për skuadrën e Shaqirirt këtë edicion që gjendet në pozitën e nëntë në tabelë me 22 pikë.

Pas kësaj humbjeje, City rrezikon të humbas pozitën e parë nëse Manchester Unitedi mposht West Hamin në ndeshjen që zhvillohet duke filluar nga ora 16:00.

City ka 29 pikë dhe pozita i rrezikohet edhe nga Leicester City e Arsenali. Nëse tri skuadrat në fjalë arrijnë fitore në xhiron e 15 të Premierligës, do ta zhvendosin Cityn në pozitën e katërt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button