Lagja e studentëve, autoritetet nuk ndërmarrin asgjë për të rritur sigurinë

Edhe përkundër alarmimit të situatës nga studentët dhe pronarët e banesave, në Lagjen e Studentëve, gjendja vazhdon të jetë e pandryshuar. Mungojnë dritat, balta e mbeturinat të zënë frymën, ndërsa rreziku për çdokënd që lëviz në këtë pjesë vazhdon të jetë i njëjtë, pasi autoritetet nuk kanë bërë as ndërhyrjen më të vogël, njoftim Alsat M.

“Nga komuna e Tetovës, edhe pse deklaruan se do të vendojnë drita dhe se e kanë në projekt këtë punë, ata as që kanë hedh hapin e parë. Ndërsa nga Sektori i punëve të brendshme, siç arritëm të informohemi përmes telefonit, thanë që ka në qarkullim këtu polici civile, të cilët, për momentin nuk jemi duke i parë”.

Studentët të cilët nuk deshën të prononcohen para kamerave, thonë se vetura dhe persona të panjohur vazhdimisht lëvizin në këtë lagje pas orës 22, duke i ngacmuar të rinjtë.

Mbrëmjen e kaluar, ekipi i televizionit Alsat qëndroi në këtë lagje, por nuk arriti të takoj asnjë njeri. Rreth mesnatës pamë vetëm dy makina të policisë, të cilat për pak minuta lëvizëm në këtë lagje dhe u larguan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button