“Shkallët spanjolle” në truallin e Nënës Terezë stërnipi dëshmon para mediave

Stërnipi i Nënës Terezë, Alojz ka dëshmuar para mediave pronësinë mbi truallin, ku Qeveria planifikon të realizoje projektin “Shkallët spanjolle”  me një dokument të lëshuar më 5 gusht të vitit 1947, nga Ministria e Punëve të Brendshme e Shqipërisë. 

Në dokument qëndron deklarata e së ëmës së Nënës Terezë, Dronda Bojaxhiu, me të cilën thotë se ia lë në trashëgimi shtëpinë dhe oborrin Xhon Josifovskit, gjyshit të Alojz. Në fakt, gjyshja e Alojz ka qenë motër e të atit të Nënës Terezë, Nikolla Bojaxhiu.

Pretendenti i sotëm i truallit, thotë se kishte bërë që në vitin 2005 kërkesën për të marrë tapinë e pronës, por se autoritetet e kanë shpërfillur dhe madje e kanë penguar në realizimin e së drejtës së tij. 

Ai shton se ka njoftuar për rastin edhe autoritetet e Vatikanit, për të cilët thotë se “nuk kanë bërë  gjë”. 

Qeveria i ka shitur tashmë truallin kompanisë shqiptare Amadeus Development për vlerën e 1 milionë e 600 mijë eurove. 

Por, aktin e shitjes duket se do ta kontestojë pronari i vërtetë, i cili mendon se është dashur të dëmshpërblehet para se prona të tjetërsohej. Sipas stërnipit të nënës Terezë Alojz. “Kjo i bie të jetë vjedhje e pronësisë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button