Disa arsye pse vonohet cikli menstrual

Shumica e grave sa herë që vonohet cikli , menjëherë e lidhin këtë me një shtazani të mundshme. Por, kjo nuk është gjithmonë ashtu. Ja disa arsye që shkaktojnë vonimin e ciklit menstrual

Humbje e madhe peshe ose ushtrime të shumta fizike

Sipas studimeve, problemet me humbjet e mëdha në peshë apo me ushtrimet e shumta fizike mund te shkaktojnë cikël menstrual të vonuar, pasi organizmi nuk ndihet në formën e vet natyrale, ka pësuar ndryshime dhe duhet pak kohë derisa çdo gjë të kthehet sërish në normalitet.

Stresi

Stresi është një ndër arsyet kryesore edhe për vonesën e menstruacioneve, pasi trupi jep sinjale të një gjendjeje jo normale, që shkakton shpesh edhe vonesë në cikël.

Çrregullime të tiroideve

Tiroidet janë përgjegjëse edhe për metabolizmin e organizmit tuaj si dhe kanë lidhje me shumë sisteme të tjera në trup. Prandaj nëse keni çrregullime të tiroideve, duhet ti kuroni pasi ato shkaktojnë edhe vonesa në ciklin menstrual.

Intoleranca ndaj glutenit

Nëse jeni një person që vuani nga intoleranca ndaj glutenit por nuk jeni kujdesur siç duhet për veten dhe keni konsumuar ushqime me gluten, kjo shkakton edhe vonesë apo çrregullime të ciklit menstrual.

Medikamentet kundra shtatzënisë

Nëse ju përdorni ndonjëherë medikamente të caktuara që janë kundër shtatzënisë, ato krijojnë shpesh edhe çrregullim të ciklit menstrual. Në këtë kategori nuk hyjnë kontraceptivët, por më tepër pilulat që veprojnë pas një shtatzënie të padëshiruar.

Menopauza e parakohshme

Ka gra që megjithëse ne moshë te re, kalojnë menopauzën e parakohshme, duke filluar rreth moshës 40 vjeç, gjë e cila lidhet drejtpërdrejtë edhe me ndërprerjen e ciklit menstrual.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button