Sela do ta rrënoje “portën triumfale”, në hyrje të Vevçanit

“Porta triumfale  në hyrje të Komunës së Vevçanit, do të rrënohet  nëse është në territorin e Komunës së Strugës. Do të kthehen tabelat rrugore në tre gjuhë ashtu siç  ishin më parë”, tha Zijadin  Sela, duke komentuar në Alsat M,  largimin e gjuhës shqipe nga tabelat e rrugës.

Zijadin Sela, tha se këto ditë ka kërkuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, që te ja dërgojnë ndarjen territoriale dhe nëse sipas kësaj ndarje territoriale vendi ku ishin tabelat nuk I takon Komunës së Vevçanit, I premtoi opinionit se ata tabela atje do të jenë edhe në gjuhën shqipe dhe do të rrënohet edhe porta që është ndërtuar në hyrje të kësaj komune.
Largimin e tabelave rrugore me shkrimin në gjuhën shqipe, Sela e konsideron si akt dhune dhe tregues se maqedonasit kanë averzion ndaj gjuhës shqipe.

Tabelat e reja informative që u vendosën pas rikonstruimit të rrugës Strugë –Dibër, ishin edhe në gjuhën shqipe, por pas kërkesës së kryetarit të Komunës së Vevçanit, Cvetomir Ugrinovskit, dërguar deri Agjencia shtetërorë për rrugët, ata u ndruan dhe u vendosën tabela vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze. 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button