Thaçi: Zgjidhja e vetme bisedimet mes pozitës dhe opozitës

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi thotë se duhet dialoguar për të zgjidhur të gjitha çështjet. Tha se mesazhi i Sekretarit Amerikan të Shtetit në Kosovë John Kerry ishte i qartë, që nuk do të tolerohet dhuna në Kuvend.

“E them me përgjegjësi se edhe Sekretari Kerry ishte shumë i qartë se nuk duhet të tolerohet dhuna në Kuvendin e Kosovës se vendi për debat dhe sqarime e ballafaqime politike është Kuvendi i Kosovës prandaj mendoj se ishte një mesazh për të gjithë se  dialogu është zgjidhja e vetme në mes të politikës dhe liderëve të partive politike në Kosovë”, tha Thaçi në emisionin ‘Monitor’ në RTK.

Ndërkohë tha se liderët opozitarë po të dëgjonin arsyetimet e Qeverisë nuk do e kishin reagimin aktual

“Jam i bindur se edhe liderët opozitarë po t’i dëgjonin komentet tona sikur të dëgjonin atë që kemi arritur atje nuk do të reagonin në mënyrën që kanë reaguar”, tha Thaçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button