Egjipt, të paktën 16 të vrarë në sulmin në një restorant në Kajro

16 persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur në Egjipt, si pasojë e shpërthimit të disa bombave në një restorant në kryeqytetin Kajro. Sipas autoriteteve ngjarja ka ndodhur në Agouza, zonë e njohur në qendër të qytetit.

Ministria e brendshme e vendit tha se ngjarja vjen pas një konflikti mes punëtoreve të restorantit dhe personave të tjerë që jetojnë ose punojnë në zonë, ku gjithashtu ndodhet një klub nate.

Mediat raportojnë se ishin tre sulmues të cilët kishin hedhur bombat. Pjesa e vështirë, sipas agjencisë Reuters, është vendndodhja e restorantit në bodrumin e një ndërtese, gjë e cila ka penguar personat që ndodheshin brenda të dilnin jashtë.

Sulmet me prapavijë terroriste në Egjipt janë rritur ndjeshëm që pas rënies së presidentit Mohamed Morsi në vitin 2013.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button