Hapet fabrika “Kromberg dhe Shubert” në Manastir

Në zonën industriale Zhabeni në Manastir do të hapet fabrika “Kromberg dhe Shubert”. 

Kompaninë e përbëjnë katër njësi afariste, kabllo, rrjeta, teknologji plastike dhe mekatronikë, ndërsa prodhimet i plason tek prodhuesit më të mëdhenj evropianë të automobilave BMW, Mercedes, Audi.

Ky investim gjerman është paralajmëruar në maj të vitit 2012. 

“Kromberg dhe Shubert” punëson më shumë se 23.000 njerëz në mbarë botën, ndërsa në Maqedoni ka paralajmëruar punësim të 2.500 punëtorëve.

Imvestimi i përgjithshëm vlerësohet në 20 milionë euro.”Kromberg dhe Shubert” është firmë familjare në industrunë e furnizuesve automobilistikë, e cila ka histori të gjatë më shumë se një shekull. 

Me mbi dhjetë mijë të punësuar në mbarë botën, firma zhvillon dhe prodhon prodhime të teknologjisë së lartë, si kabllo, instalime kabllore, teknologji plastike dhe mekatronikë.

Në shtator të këtij viti në fabrikë të “Kromberg dhe Shubert” veçmë kanë qenë të punësuar 836 qytetarë, ndërsa në dhjetor pritet të punësohen edhe 200 qytetarë, me çka do të tejkalohet numri i parashikuar i punësimeve deri në fund të vitit 2013.    

Lajme të ngjashme

Back to top button