Prokurori kërkon dënimin e Limajt, avokatët thonë se s’ka prova

Prokuroria kërkon që Fatmir Limaj të dënohet për Krim të Organizuar, vepër kjo e dënueshme deri në 20 vjet, sipas Kodit Penal të Kosovës, raporton KTV.

Në seancën e sotme gjyqësore, në rastin e MTPT-së, prokurori i rastit, Charles Hardway, i ka paraqitur pretendimet e tij, duke kërkuar nga trupi gjykues që të pandehurit të shpallen fajtorë.

Hardway thotë se korrupsioni në Kosovë është lejuar dhe zhvilluar si kancer dhe se shoqëria kosovare atë tashmë e sheh si metodë të zakonshme për të kryer punë në biznes.

Prokurori më tej ka shtuar se strukturat kriminale brenda MTPT-së janë udhëhequr nga Limaj dhe Endrit Shala andaj, kërkon që ata të marrin dënimin për krim të organizuar, sipas nenit 274 të kodit penal të Kosovës.

Tahir Rrecaj, i cili në këtë proces mbron Limajn, tha se ka argumente të fuqishme për t’i demantuar të gjitha pretendimet e prokurorit. E Rrecaj e ka ripotencuar se i gjithë procesi është i montuar politikisht.

Ai gjithashtu tha se ndaj klientit të tij gjithmonë po nisin procedurat kur ka edhe zhvillime të mëdha politike.

Limaj dhe të tjerët akuzohen shpërdorim detyre dhe marrje ryshfeti. Kurse, për dhënie ryshfeti ngarkohet Florim Zuka, nga kompania “Tali”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button