Shpindeleger: Maqedonia t’i fillojë bisedimet me BE-në

Austria do të angazhohet për fillim sa më të shpejtë të bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë në BE, deklaroi ministri austriak i Punëve të Jashtme, Mihael Shpindeleger.

Duke i komentuar raportet për progresin e kandidatëve dhe aspiranteve për anëtarësim në BE, Shpindeleger dje në konferencën për shtyp në Vjenë tha se Austria do ta përcjellë atë që për të pestën herë e rekomandon Komisioni Evropian – të hapen bisedimet inkuadruese me Maqedoninë.

Vlerësoi se është në interes të Vjenës, por edhe të Brukselit që BE-ja të zgjerohet drejt Ballkanit Perëndimor.

“Tani është koha t’i ndërmarrin masat e nevojshme që të garantohet siguri, stabilitet dhe rritje ekonomike në fqinjësinë tonë në të ardhmen”, deklaroi shefi i diplomacisë austriake.

Ballkani Perëndimor, sipas tij është rajon në prosperitet, ndërsa nga stabiliteti i tij politik dhe zhvillimi ekonomik do të profitojë edhe ekonomia austriake dhe evropiane.

Krahas mbështetjes për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë, Shpindeleger u angazhua për hapjen e Marrëveshjes së stabilizim-asociimit me Kosovën, për ndarjen e statusit kandidat të Shqipërisë dhe për hapjen e dialogut inkuadrues edhe me Serbinë.

Zhgënjim për gjendjen shprehu vetëm për Bosnjë e Hercegovinën, duke i porositur autoritetet boshnjake se nëse dëshirojnë në BE duhet të zbatojnë reformat e domosdoshme, sepse lëshime nuk do të ketë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button