Shpërthim i fuqishëm në Mitrovicë, nuk ka të lënduar

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot rreth orës 3.00 të mëngjesit në veri të Mitrovicës, në rrugën “Sutjeska”. Besim Hoti nga Policia Kosovës i tha Radio Kosovës se nga ky shpërthim, përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve Kosovapress, raporton se shpërthimi ka ndodhur në pronën Lubisha Kostiqit, i cili ka qenë kandidat për zgjedhjet e 3 nëntorit në listën e Partisë së Pavarur Liberale (SLS), por prej të cilës kishte dalë ditë më parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button