fbpx

Koreani Bae nuk është më pjesë e Shkupit

Skuadra e FC Shkupi ka larguar nga ekipi i saj koreanin Bae Boemgeun. E gjithë kjo ka ardhur si rrjedhojë e mosdisiplinës që ka treguar futbollisti korean, edhe atë në disa raste në seancat stërvitore.

Përjashtimi ka ardhë një disa ditë para ndeshjes me Mlladostin, kur ekipi po stërvitej në stadiumin e Çairit, ndërsa incidenti ka ndodhur me futbollistin Florent Osmani.

“I kemi tërheq vërejtjen disa herë për gabimet që ka bërë, ndërsa kësaj radhe ishte e pa tolerueshme pasi që ai u kap me futbollistin më të disiplinuar dhe më të mirë të skuadrës tonë, Florent Osmanin. Sigurisht se ne i kishim shqiptuar disa herë masa disiplinore, por në këtë rast si kryesi menduam që në mesin tonë nuk ka vend për futbollistë të tillë që paraqesin probleme në vazhdimësi”, kanë thënë nga kryesia e klubit të Shkupit.

Koreani Bae Boemgeun në fanellën e Shkupit kishte gjatë sezonit tetë paraqitje, duke shënuar vetëm një gol në duelin ndaj Metalurgut.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close