Prokuroria Publike sot duhet t’ia dorëzojë Janevës lëndët

Sot skadon afati deri kur Prokuroria Themelore duhet t’ia dorëzojë prokurores special, Katica Janeva, pesë lëndët të cilat dalin nga afera e përgjimeve.
As nga Prokuroria Publike e as nga kabineti i prokurores speciale, Janeva, nuk përgjigjen nëse kjo e fundit ka pranuar materialet për rastin “Puç” si dhe lënda që ka të bëjë me pajisjen për përgjim e sjellë nga Izraeli, ku i dyshuar është edhe ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov.

Nga Prokuroria e Shkupit, Janeva ka kërkuar edhe lëndën ku kryeministri, Nikolla Gruevski, dhe ish ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, dyshohen për falsifikim dhe shkelje të të drejtës zgjedhore. Sot mbaron afati tetë ditor që ka kryeprokurori Zvërlevski për t’i dorëzuar materialet Janevës, e cila që sot ka edhe tetë ditë afat për të sjellë një vendim rreth kompetencës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button