Vendoset rigjykim për kreun e Vëllazërisë Muslimane

Një Gjykatë egjiptiane sot anuloi dënimet me vdekje të dhëna kundër kreut të Vëllazërisë Muslimane, Mohamed Badie dhe 13 të dënuarve tjerë më parë për kryerje të akteve të dyshuara të dhunës, bëri të ditur një burim gjyqësor, raporton Anadolu Agency (AA).

Në muajin prill, Badie dhe 13 anëtarë kryesorë të Vëllazërisë Muslimane u dënuan me vdekje me pretendimin për komplot në “mbjellje të kaosit” dhe sulme ndaj institucioneve shtetërore pas rrëzimit të presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Morsi.

Tridhjetë e shtatë të akuzuar të tjerë, duke përfshirë edhe aktivistin egjiptian-amerikan Mohamed Sultan, gjithashtu ishin dënuar me burgime të përjetshme për akuza të ngjashme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button