Këshilli Rinor Lokal i Komunës së Kërçovës vizitoi fëmijët me aftësi të kufizuara

Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuar, 3 Dhjetori synon ndërgjegjësimin e shoqërisë civile, donatorëve, por edhe të përfituesve për t’u bërë pjesë dhe për t’u përfshirë në procesin e integrimit të personave me aftësi të kufizuara në jetën politike, ekonomike dhe sociale-kulturore, njofton Portalb.

Në kuadër të kësaj dite, Këshilli Rinor Lokal në Komunën e Kërçovës, u bëri vizitë fëmijëve me aftësi të kufizuara, me ç’rast ata u shoqëruan me këtë shtresë të fëmijëve, të cilët kanë nevojë për përkrahje, sepse sipas tyre, në Republikën e Maqedonisë këta fëmijë janë të lënë pas dore.

“Ne e pamë të arsyeshme që ditën e sotme ta kalojmë me këta fëmije, që janë shtresa më e ndjeshme në shoqërinë tonë, ata kanë nevojë për përkrahje morale duhet të gjithë të ndajmë mendjen që një pjesë të kohës ta kalojmë me këta fëmijë, janë aq të dashur dhe mikpritës, ata u gëzuan tej mase kur panë që ne jemi aty ne mesin e tyre, sepse vetëm kështu duke u munduar që t’i angazhojmë në aktivitetet, ata nuk do të ndjehen të diskriminuar”, thanë nga kryesia e Këshillit Rinor Lokal të Komunës së Kërçovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button