Si të flisni me simpatinë?!

Fillimi i një lidhje të re është paksa e vështirë dhe e koklavitur.

Frika se mos jeni duke u shprehur më shumë se sa duhet , mendimi se mos nuk jeni duke përdorur fjalët e duhura gjatë bisedës me të ju bëjnë të ndjeheni keq.

Shikoni se cilat janë disa nga shprehjet dhe veprimet që duhet ose nuk duhet përdorur:

1.Mos e mbaroni fjalinë çdo herë me “hehe” ose “hahaha” , sepse do të dukeni shumë jo serioz.

2.Mos i shkruani dy herë, pa ju kthyer ai përgjigjen, ai mund të jetë i zënë .

3.Mos shkruaj tërë ditën me të. Është e shëndetshme që të mbani pak distancë.

4.Përdorni emoijs (p.sh. :D), nëse ju e shihni të domosdoshme mbarojeni bisedën me ta.

5.Mos flisni me shkurtesa, do të dukeni shumë jo serioz.

6.Prisheni rregullën, shkruani ju e para.

7.Mos i shkruani pa u ndal nëse ai nuk ju përgjigjet, ka gjëra të tjera për të bërë edhe pse ndoshta i pëlqen të shkruaj me ju.

8.Mos e analizoni çdo fjalë të tijen, mund të ju bëj të ndjeheni keq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button