Maqedoni, policia gjuan gaz lotsjellës ndaj emigrantëve, situata jashtë kontrollit (FOTO)

Policia maqedonase ka hedhur gaz lotsjellës ndaj disa qindra emigrantëve pakistanezë që u përpoqën sot të hyjnë në Maqedoni nga Greqia, duke kërkuar kalimin në vendet e pasura të Evropës veriore.

Deri tek përplasja ka ardhur si pasojë, kur rreth 200 persona ndalohen të hyjnë në Maqedoni, të cilët vazhduan disa kilometra përgjatë gardhit të sapo ngritur kufitar, duke kërkuar kalimin alternativ, njofton Reporter, transmeton TetovaSot.

Policia maqedonase ka hedhur ​​gaz lotsjellës për të dëbuar emigrantët dhe një polic qëlloi në ajër në shenjë paralajmërimi.

Rreth 1 500 pakistanezë, marokenë dhe iranianë tashmë për javë të tëra gjenden në tokën e askujt midis Greqisë dhe Maqedonisë, pasi autoritetet maqedonase ndaluan kalimin për në Evropën veriore për shtetas tjerë përveç atyre sirianë, irakianë dhe afganë të cilët konsiderohen si refugjatë lufte.

Personat me shtetësi tjetër janë përcaktuar si emigrantë ekonomikë dhe u është thënë që të kthehen, e cila ka shkaktuar protesta të shumta.

1 (3)
Foto e siguruar nga Reporter
1 (4)
Foto e siguruar nga Reporter
1 (2)
Foto e siguruar nga Reporter
1 (1)
Foto e siguruar nga Reporter
1 (6)
Foto e siguruar nga Reporter

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button