Edhe LSDM-ja gati për zgjedhje të parakohshme

Pas deklaratave të Liderit të PDSH-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare edhe lideri i LSDM-së është shprehur se partia e ti është e gatshme për këtë sfidë.

“Ajo që bëjmë si drejtues, si Këshill Ekzekutiv e Këshilla Vendorë, dhe në takimet me qytetarë, mund të them se ne jemi të përgatitur për zgjedhje, por nuk e dimë realisht se kur do të mbahen ato”, ka deklaruar Zaev. 

Lideri socialdemokrat ka siguruar se partia e tij nuk do të lejojë kësaj here të ndahen dhjetëra miliona euro pak ditë para ditës së votimit dhe aq më pak t’i lejojë presionet policore. 

“Kjo nuk është e drejtë. Kur të na shikoni mua dhe zotin Gruevski sesi po ju komunikojmë se marrëveshjen për një legjislacion fer zgjedhor, atëherë mund të thuhet se, në parim, ekzistojnë shanse fer dhe të barabarta për të gjithë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur kemi përpara nesh shumë sfida gjithashtu me rëndësi”, ka theksuar Zaev. 

Lajme të ngjashme

Back to top button