Klitschko konfirmon revanshin ndaj Furyt

Boksieri i famshëm ukrainas, Wladimir Klitschko do të provojë të rikthejë titullin e kampionit të botës pasi ka shfrytëzuar opsionin për ritakim me kampionin e ri Tyson Fury.

Britaniku 27-vjeçar kishte mposhtur të shtunën ukrainasin në Gjermani për të fituar titujt WBA, IBF dhe WBO, raporton BBC.

Kontrata për këtë ndeshje kishte përfshirë klauzolën e rimeçit, për të cilin do të vendoset data dhe vendi.

“Dështimi nuk është opsion”, ka thënë Klitschko 39-vjeçar, në një video të postuar në Facebook, në të cilën ka njoftuar se do ta shfrytëzojë opsionin për të provuar rikthimin e titujve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button