Unioni i nxënësve të shkollës së mesme ekonomike “Arseni Jovkov” shënoi Ditën e Drurit

Unioni i nxënësve të shkollës së mesme ekonomike “Arseni Jovkov”, “UNIQUE CODE”, nën moton e ditës së sotme për ditën e drurit “Mbill sukses”, kreu aksionin bamirës, mbjelljen e drunjve, që realizohet çdo vit në këtë shkollë, njofton Portalb.

“Është detyrë humane e çdo njeriut për dhënien e kontributit në sferën e përkujdesjes së mjedisit, zbukurimin dhe gjallërimin e tyre nëpërmjet mbjelljes se drunjve, duke i shtuar pamjen gjelberuese vendit dhe kënaqësinë ne syrin e njerëzve. Në anën tjetër të përfitojmë nga ky aksion edhe në jetën e përditshme, duke mbjellur farën e dashurisë dhe tolerancës në zemrat tona, me shprese për të përforcuar trungun e ndjenjave të ngrohta mes njerëzve dhe për tu shpërndarë degët e paqes në gjithë botën”, “Mbillni paqe, të korrni paqe”, tha kryetari i “UNIQUE CODE”, Medin Bajrami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button