Kambovski kryetar gjykatës së re të arbitrazhit, Fiti dhe Bexheti anëtarë të rinj

Në Odën Ekonomike të Maqedonisë, pranë Lidhjes së Odave Ekonomike, u promovua Gjykata e Përhershme të Arbitrazhit. Për kryetar të saj është emëruar akademiku Vllado Kambovski, ndërsa për anëtarë të Kryesisë janë zgjedhur akademikët Taki Fiti dhe Abdylmenaf Bexheti, kryetarja e Lidhjeve të Odave Ekonomike Daniella Arsovska, si dhe ekspertë të tjerë nga fusha e drejtësisë, njofton TV21.

Nevoja për themelimin e kësaj gjykate është në përputhje me trendet bashkëkohore të biznesit. Kjo gjykatë zgjidh mosmarrëveshjet në mënyrë të shpejtë dhe efektive midis kompanive, me shpenzime mjaft të ulëta. Ideja është që të mos përdoren gjykatat e rregullta, por mosmarrëveshjet të zgjidhen me anë të arbitrazhit.

Kryetari i kësaj gjykate, Vllado Kambovski theksoi se përmes kësaj gjykate do të lehtësohet puna e gjykatave dhe të institucioneve tjera dhe po krijohet klimë më e mirë e marrëdhënieve ne mes të subjekteve ekonomike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button