Tetovë, Lëvizja Besa themeloi Këshillin Komunal

Lëvizja BESA qëndroi në qytetin e Tetovës, ku u formua Këshilli Komunal për Komunën e Tetovës. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe disa nga anëtarët e kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA, përfaqësues të partive opozitare, të organizatave joqeveritare, intelektual, artist, dhe gazetar.

Fillimisht fjalën e mori anëtarja e kryesisë qendrore nga Gostivari, Ermira Asani Salija e cili tha se: “Prandaj, të gjithë ju që doni ta ndihmoni çështjen shqiptare, t’i ndihmoni shqiptarët e Maqedonisë, atdheu i kësaj veprimtarie është Lëvizja BESA. Unë ju ftoj që mos të ngurroni, por të bashkoheni, sepse të rrish indiferent është njësoj sikur të jesh në anën e të ligës. Unë uroj që askush të mos e dojë atë anë”.

Mbrëmë ka folur edhe Skender Rexhepi – Zejd, lidhur me bashkëpunimin e mundshëm opozitare ç’rast tha:

Lidhur me bashkëpunimin e mundshëm opozitare Skender Rexhepi – Zejd, tha se Lëvizja BESA është modeste dhe për fat të keq këtë modesti po e keqpërdorin partitë tjera opozitare.

“Ditëve të fundit hasim në komente të ndryshme mbi Këshillin Mbipartiak, dhe fatkeqësisht  ato komente vijnë nga njerëz të cilëve më së paku u takon që të merren me opozitën. Ata duhet që sëpari të shohim hallin e tyre dhe shqiptarëve tu sqarojnë qoftë vetëm një rast në cilindo vend në botën e civilizuar ku një parti apo lëvizje politike themelohet dhe regjistrohet me qëllim për të reformuar një parti tjetër ekzistuese.  Kjo është abstrakte e jo Këshilli Mbipartiak i themeluar për qëllime fisnike. Ai kërkon që Prokuroria të merret me Lëvizjen BESA, se ku i paska marr 2 milion? Si mund të akuzohet kështu, prandaj po i them se BESA nuk i ka 2 milion, por 20 milion euro, buxheti i BESËS varet nga ju, nga vullneti juaj për ta ndihmuar BESËN ”, tha Rexhepi”, tha Rexhepi.

Mbrëmë u bë prezantimi i Këshillit Komunal i Komunës së Tetovës, i përbërë nga gjithsej 98 anëtarë, i cili për koordinator kishte zgjedhur Azbi Mahmudi.

Të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Me këtë rast ai theksoi se: “Sonte e kemi këtë këshill para nesh që Tetovës dhe të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë t’ua kthejmë shpresën, krenarinë dhe dinjitetin. Që të dëshmojmë se nuk janë të gjithë shqiptarët aq pa dinjitet që, derisa një qytet i tërë helmohet, një ministër nuk ka guxim as të ofrojë dorëheqje morale. Që të dëshmojmë se ne nuk jemi si ata, që të dëshmojmë se ajo që neve na dallon prej atyre është guximi për të menduar lirshëm dhe për vepruar pa frikë.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button