Miratohet rregullorja e Komisionit për përgjimet, debat i ashpër mes partive shqiptare

Pas shtyrjes njëjavore, Komisioni hetimor për skandalin e përgjimeve, e miratoi projekt-rregulloren e punës. Për rregulloren e propozuar votuan 12 deputetë. Ernad Fejzullahu nga PDSH ishte i përmbajtur, ndërsa deputetja e pavarur Roza Topuzova – Karevska nuk votoi për këtë propozim. Javën e kaluar arritëm t’i tejkalojmë të gjitha mosmarrëveshjet për projekt-rregulloren, deklaroi kryetari i komisionit Petre Shilegov.

“Çështja e votimit të kryetarit është zgjidhur me votim të dyfishtë. Në rast se kemi ndarje të barabartë të votave ndërmjet anëtarëve të komisionit, atëherë caktohet session i ri votimi, me konsultime shtesë rreth dakordimit dhe pika përsëri vendoset për votim. Në rast se nuk arrihet pajtim, atëherë do të vlejnë rezultatet nga votimi i dytë”, tha Petre Shilegov, kryetar i Komisionit Hetimor të përgjimeve, transmton TV 21.

Seancës i parapriu një debat i ashpër mes deputetëve të PDSH-së dhe BDI-së, kur Ernad Fejzullahu nga PDSH shprehu dyshim se komisioni do të arrijë ndonjë sukses.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button