Ministri bullgar e quan Maqedoninë IRJM

Ministri bullgar i Punëve të Jashtme Kristian Vegenin në takimin me ministrinë Punëve të Jashtme të Greqisë Evangeloz Venizelos e quajti Maqedoninë “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”, edhe pse Bullgaria është vendi i parë që e ka njohur Maqedoninë nën emrin kushtetues.

Ministri grek në takim tha se qëndrimi i Greqisë është mjaftë i njohur: Komisioni Evropian i dërgon raportet deri te Këshilli i cili është kornizë në të cilën vendet anëtare të Unionit do t’i shtojnë pikëpamjet e tyre dhe do të sjellin vendime në bazë të Kritereve të Kopenhagës.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, Venizelos tha se “duhet të respektohen parimet siç janë kultura evropiane, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe atëherë anëtaret i mbështesin perspektivat evropiane dhe euroatlantike të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button