Bebe Rexha në shoun më të madh amerikan (Video)

Këngëtarja që po krijon karrierë në Amerikë, duket se do të ketë rastin më të mirë në jetë që të prezantoj veten para një audience të madhe botërore.

Në fakt, ajo do të paraqitet në emisionin zbavitës “Jimmy Kimmel Live”

Bëhet fjala për këngëtaren dhe teks-shkruesen Bleta Rexha, e njohur më mirë si Bebe Rexha, transmeton Telegrafi.

Kështu së paku ka paralajmëruar vetë këngëtarja shqiptare përmes një postimi të një videoje në llogarinë personale në Instagram.

“Be and Gee në televizion këtë javë. Jimmy Kimmel Live”, ka shkruar këngëtarja përbri videos së publikuar në Instagram.

Gjithashtu këngëtarja ka bërë të ditur se emisioni do të shfaqet ditën e nesërme, ndërsa pritet që ajo të performoj hitin “Me, myself and I”.

https://instagram.com/p/-vOLNTPgVd/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button