Nëse tregoheni racist në Facebook, mund ta pësoni keq

Një fushatë e re, e quajtur “Racizëm virtual, pasoja reale”, është krijuar për të monitoruar racistët të cilët përhapin urrejtje në rrjetet sociale.

Organizata jofitimprurëse printon më pas komentet ofenduese dhe i vendos në një billboard afër zonës ku komentuesi jeton. Ata përdorin të dhënat e vendndodhjes në Facebook për të zbuluar ku jeton komentuesi.

Facebook_billboard

Fushata “Racizëm virtual, pasoja reale” nisi në Brazil pas ofendimeve që i janë bërë kohët e fundit një gazetare braziliane për shkak të ngjyrës së lëkurës.

Në një intervistë të dhënë për BBC, themeluesi Jurema Werneck u shpreh: “Njerëzit që ofendojnë në internet mendojnë se mund të rrinë qetë qetë në shtëpitë e tyre dhe të bëjnë çfarë të duan në internet. Ne nuk do ta lejojmë një gjë të tillë”.

“Nuk mund të fshihen prej nesh, pasi do t’i gjejmë”.

Në billboard do të shfaqet vetëm komenti, ndërsa emri dhe fotoja e komentuesit do të fshihen.

“I fshijmë emrat dhe fytyrat e personave pasi nuk kemi si qëllim t’i ekspozojmë ato. Thjesht duam të edukojmë njerëzit, kështu të mendojnë për pasojat para se të postojnë mesazhe raciste.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button