Mbi 50 për qind e rinisë dëshirojnë të largohen nga Maqedonia (Dokument)

Situata ekonomike, reformat e parealizuara në sistemin arsimor, standardi jetësor, janë disa nga arsyet se përse të rinjtë nga Maqedonia dëshirojnë të migrojnë, tregon studimi i përgatitur nga Fondacioni Friedrich Ebert, njofton TV Shenja.

Të rinjtë kanë deklaruar se janë të pakënaqur nga zhvillimet në vend, posaçërisht nga situata ekonomike dhe papunësia. Sipas këtij studimi, të rinjtë shansin më të mirë për punësim e shohin në administratën publike.

Sipas rezultatet të hulumtimit, mbi 50 për qind (15-19) dëshirojnë të braktisin vendin, 71 për qind janë të pakënaqur nga situata ekonomike dhe financiare, 65 për qind nga problemet me punësimin, 80 për qind nga reformat në arsim. 72 për qind nga të rinjtë deklaruan se votojnë, ndërsa 38 për qind prej tyre nuk kanë preferenca politike.

Sipas Fondacioni Friedrich Ebert çështja e migrimit të rinjve duhet të debatohet dhe të përgatitet strategji afatgjate.

Foto nga dokumenti
Foto nga dokumenti

Dokumentin e plotë mund ta zbrisni këtu: Friedrich Ebert

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button