Maqedoni, OJQ-të ankohen për mungesë të ilaçeve për trajtim të virusit HIV/SIDA

Rrjeti i organizatave “Platforma” kërkon nga shteti që të ndërmarrë masa më proaktive me të cilat do të krijohen kushte që kompanitë të regjistrojnë ilaçet antivirusale me qëllim të zgjidhjes së problemit me terapinë.

Nga Klinika për Sëmundje Infektive, nuk tregojnë se si dhe a do të sigurojë ilaçe për pacientët me HIV, pasi që Agjencia për Ilaçe e ka ndaluar që të distribuohet dërgesa prej 765 ilaçeve indiane, ku Drejtoria Doganore në tetor, gjatë importit doganor në filialin e aeroportit “Aleksandri i Madh”, ka zbuluar u janë ringjitur etiketat, fshirë numrat, si dhe datat e skadimit të afatit, transmeton Portalb. Sipas tyre, për Vesti, thonë që ka mjaftë ilaçe për të prekurit me HIV, gjegjësisht të gjitha ato janë të përfshira në terapinë e duhur.

Në ditën ndërkombëtare të sëmundjes së SIDA-s, gjashtëmbëdhjetë organizata qytetare të tubuara nën ombrellën “Platforma” me anë të një konference për mediat shpalosën aktivitetet për mbrojtje nga virusi HIV, raporton Anadolu Agency.

Andrej Semik nga OJQ “Bashkë më të fortë” tha se këto organizata qytetare janë në shërbim të 15 mijë qytetarëve të cilët janë të ekspozuar ndaj infeksionit me HIV.

“Sigurimi i laçeve kundër virusit është masa e parë të cilën Maqedonia e integroi në buxhetin e saj shëndetësor në vitin 2011. Por, përkundër rritjes së mjeteve për terapi në periudhën 2011-2014 në periudhën e kaluar u shfaqën sfida administrative për çka disa ilaçe nuk janë regjistruar në Republikën e Maqedonisë”, tha Semik.

Lexo: Ankand humanitar me rastin e Ditës botërore të SIDA-s

Lexo: Maqedoni, shënohen 28 raste të reja me HIV/SIDA, mungon vetëdijesimi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button