Golden State sa më shumë thyen e thyen rekorde

Shkon në 19 numri i fitoreve radhazi të skuadrës së Golden State në këtë fillm-sezoni, ndërkohë që ende mungon humbja e parë. Kampionët në fuqi të NBA-së fituan sot 106-103 ndaj Utah Jazz në fushën e kësaj të fundit. Një tjetër rekord i ekipit të “Shtetit të Artë”, që nuk njeh rivalë në kampionat. Sërish protagonist Stephen Curry, autor i 26 pikëve, mbështetur edhe nga Green e Thompson me nga 20 pikë secili, një treshe që bëri diferencën në fushë. Hayward e Favors realizuan së bashku 47 pikë për vendasit, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen e tetë në kampionat.

Atlanta ka mundur 106-100 Oklahomën në një ndeshje mes dy ekipesh pretendente në Konferencat përkatëse. Suksesi i 12-të sezonal i vendasve erdhi nga duart e Millsap, që realizoi 26 pikë dhe Teague me 25 pikë. Për Miqtë u dalluan Westbrook me 34 pik4 e 11 rebaund dhe Durant me 25 pikë, por që mbetën për statistikë. Humbet edhe Miami, që u ndal në fushën e tij nga Bostoni me shifrat 105-95. Wade bëri detyrën, duke realizuar 30 pikë, por në kahun tjetër u dallua loja e mrië kolektive e Bostonit, ku Bradley e mbylli takimin me 25 pikë.

Chicago duket se do të jetë skuadra “vrastare” e ekipeve pretendente të NBA-së, duke mundur sot edhe San Antonion, me shifrat 92-89. Një ndeshje e hapur deri në fund, mes dy ekipesh pretendente për titull, ku për Bulls u dallua Gasol me 18 pikë dhe 13 rebaund. Nga ana tjetër, Leonard me 25 pikë e Aldridge me 21 bënë detyrën, por të pambështetur sa duhet nga skuadra. Suksesi i 10-të në kampionat për Clippers, 102-87 ndaj Portland, vjen nga duart e Griffin, që realizoi 23 pikë, mbështetur edhe nga Jordan me 18 pikë e 24 rebaund. Ndërsa Detroit mposhti 116-105 Houston, në një mbrëmje magjike të Jackson me 31 pikë, ndërsa Drummond e mbylli me 24 pikë e 13 rebaund (Harden 29 për miqtë). Fiton edhe Sacramento mposhti 112-98 Dallas, falë 31 pikëve të Cousins dhe 21 të Rondo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button