Selmani: BDI dhe PDSH mund të koalicionojnë nga frika prej opozitës

Ish kryetari i partisë Demokracia e Re, Imer Selmani, i ftuar në emisionin “10 Minuta” tha se partitë shqiptare duhet të mendojnë për një platformë të përbashkët, të cilën duhet t’ua prezantojnë shqiptarëve për të fituar besimin e tyre. Sipas tij, shqiptarët  janë zhgënjyer nga BDI dhe nuk kanë siguri tek PDSH. Nëse partitë nuk e fitojnë besimin e shqiptarëve, atëherë do ketë qytetarë shqiptare që do votojnë për LSDM, qoftë kjo edhe vetëm për t’u hakmarrë, thotë ai.

“Mund të këtë, për arsye se nuk e them vetëm unë, ka qytetare qe janë të zhgënjyer nga BDI dhe PDSH, s’ka besueshmëri  të plotë tek partitë opozitare shqiptare. S’ka siguri për bashkëpunim të mirëfilltë, sot për sot ka shumë shqiptarë që deklarojnë se do të votonin LSDM, për arsye se gjatë këtij viti ata arritën ta detronizojnë krimin dhe ta nxjerrin në sipërfaqe“, vlerëson Selmani.

Sa i përket mundësisë së bashkëpunimit midis BDI-së dhe PDSH-së, Selmani tha se nuk është hera e parë që bëhet një ofertë e tillë, por se vallë është ky një propozim i sinqertë –  mbetet për t’u parë. Slemani thotë se edhe reagimi i menjëhershëm i BDI, ku thanë se nuk do ketë koalicion me PDSH, tregon se nga BDI ky propozim nuk është marrë si i besueshëm.

 

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button