Ankand humanitar me rastin e Ditës botërore të SIDA-s

Ngjarja është menduar si ankand i veprave artistike të disa artistëve, mes të cilëve Simon Kallajxhiev, Ivan Petrushevski – film, Nina Simovska, Mima Pejovska, Velimir Zhernovski, Doroti Paçkova, Marjan Arsovski, Jadranka Miteva Millçovska dhe Petar Petkov. Veprat e këtyre artistëve do të jenë lëndë të ankandit publik.

Qëllimi i ngjarjes është që bashkërisht të kontribuohet për vetëdijesim më të madh për HIV-in në opinionin në Maqedoni dhe të nxitet mbështetja e opinionit ndaj njerëzve që jetojnë me këtë status.

Mjetet që do të grumbullohen nga ky ankand, si dhe viteve të kaluara, janë edukuar për mbështetje të njerëzve që jetojnë me HIV në Maqedoni.

Në ngjarje do të promovohet edhe video-klipi me temë “Stigma drejt personave që jetojnë me HIV”, xhiruar në bazë të reagimeve të vërteta të opinionit në Maqedoni në kuadër të eksperimentit social që e bëri Shoqata për mbështetje të njerëzve me HIV. /MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button