Telma: Nuk iu kemi bashkëngjitur Alfa-s, Kanal 5-it, Sitel-it dhe Alsat-it sepse ende ka negociata

“Vlerësuam se nuk duhet t’i përfshihemi protestës së televizioneve nacionale sepse zyrtarisht ende po zhvillohen bisedime dhe shpresojmë ndryshimet në ligj do të jenë të volitshme për mediumet”, është përgjigja e drejtorit dhe kryeredaktorit të televizionit “Telma”, Atanas Kirovski, në pyetjen pse ky medium nuk qëndron pas njoftimit të Asociacionit të mediumeve elektronike. Ndërkaq, “Telma” nuk është firmosur në njoftimin e fundjavës të katër televizioneve me koncesion kombëtarë “Alfa”, “Kanal 5”, Sitel” dhe Alsat”, për siç njoftojnë, propozimet skandaloze të LSDM në bisedimet rreth ndryshimeve ligjore në fushën e mediumeve, njofton Portalb.

Mediumet pro- qeveritare këtë fundjavë publikuan dokument sipas të cilit propozimin e LSDM-së do të propozoj tre anëtarë të Këshillit të agjencisë së mediumeve. Sipas mediumeve, në nenin 19 të Ligjit, LSDM kërkon kryetari i Agjencisë së mediumeve të zgjedh Kuvendin me propozim të opozitës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button